Të hënën mbledhja e Kryesisë për vazhdimin e seancës së Kuvendit

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka ftuar për të hënën, më 19 tetor, mbledhjen e Kryesisë me kryetarët e grupeve parlamentare, në të cilën do të diskutohet për vazhdimin e seancës plenare, të ndërprerë sot si pasojë e hedhjes së gazit lotsjellës.

Përfaqësuesit e partive opozitare kanë bojkotuar mbledhjet e Kryesisë me arsyetimin se do të pengojnë çdo aktivitet të Parlamentit deri sa të mos tërhiqen nënshkrimet nga marrëveshjet për AKS-në dhe demarkacionin me Malin e Zi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/te-henen-mbledhja-e-kryesise-per-vazhdimin-e-seances-se-kuvendit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala