Të famshmëve që u priu motivimi

Autori:Avdyl Pajaziti

Si një i ri, Abraham Lincoln shkoi në luftë si kapiten dhe u kthye si ushtar. Pas kësaj, ai ishte një dështim si biznismen. Si avokat në Springfilld, ai ishte shumë jo praktik dhe temparament për të patur sukses. Ai iu kthye politikës dhe u mposht në tentimin e tij të parë për lëgjislaturë, dhe prap u mposht në tentimin e tij të parë për kongres, u mposht në aplikimin e tij për komisioner, u mposht në tentimin për senator më 1854, u mposht në perpjekjet për zëvendës president në 1856, dhe u mposht në zgjedhjet e senatorit në 1858. Po atë kohë, ai i shkroi një letër shokut të tij, “Unë tani jam njeriu më i mjerë që jeton. Nëse kjo që ndjej do të shpërndahej në mënyrë të barabartë në gjithë njerëzimin, nuk do të mbetej ndonjë fytyrë e buzëqeshur në tokë.”

Winston Churchill, përsëriti një klasë gjatë shkollës fillore dhe, kur ai u fut në Herrou, ai u vu në divizionin dhe klasën më të ulët. Më vonë, ai dështoi dy herë në testin pranues në Akademinë Mbretërorë Ushtarake në Sendhërst. Ai u mposht në përpjekjen e parë për të shërbyer në Parlament. Ai u pë kryeministër në moshën 62 vjeçare. “Kurr mos u dorzo, kurr mos u dorzo, kurr, kurr, kurr, kurr – nëasgjë, e madhe apo e vogël…”

Mësuesi i Thomas Edison, pati thënë për të se ai “ishte shumë budalla për të mësuar ndonjë gjë.” Ai u përjashtua nga dy pozicionet e para të punës për “jo-produktivitet”. Si zbulues, Edison ka bërë 1000 përpjekje të dështuara për të zbuluar poçin elektrik. Kur një gazetar e pyeti, “Si dështove 1000 herë?” Edison ia ktheu, “Nuk kam dështuar 1000 herë. Poçi elektrik ishte zbulim me 1000 etapa.”

Albert Einstein, nuk kishte folur deri në moshën 4 vjeçare dhe nuk kishte lexuar deri në moshën 7. Prindërit e tij menduan se ai ishte “abnormal,” dhe njëri përj mësuesve të tij, e përshkroi atë si “mendërisht i ngadaltë, jo i shoqërueshëm, si dhe i dhënë pas ëndrrave buadlleske.” Ai u përjashtua nga shkolla dhe u refuzua nga Shkolla Politeknike e Cyrih-ut. Por, ai mësoi shkrim e lexim, dhe poashtu mësoi edhe matematikë…., dhe kuptohet se çfarë ka ndodhur pastaj.

Henry Ford, dështoi dhe mbeti trokë katër herë rradhazi deri sa u bë i suksesshëm.

Michael Jordan, u përjashtua nga ekipi i basketbollit të shkollës së tij. Ai njëherë kishë thënë, “Kam dështuar sa e sa herë, dhe kjo është arsya e suksesit.”

Van Gogh, gjatë jetës së tij ka shitur vetëm një pikturë, dhe atë motrës së një shoku të tij për 400franga (përafërsisht 50 dollarë). Por kjo nuk e ndali që ti pikturonte mbi 800 piktura.

Leo Tolstoy, u përjashtua nga shkolla me prentendimin se “ishte i paaftë dhe pa prirje për mësim.”

Këto mendje të ndritura, dhe njerëz të shquar të cilët me zbulimet e tyre kanë ndryshuar jetën për të mirën tonë, dikur janë quajtur, “mendërisht të ngadaltë”, “të paaftë për mësim”, si dhe kanë dështuar me qindra herë. Por, entuziazmi dhe dëshira i’a kanë tejkaluar sprovave, dështimeve dhe në këtë mënyrë rezultatet e këtyrë i vërejmë dhe sot.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/te-famshmeve-qe-u-priu-motivimi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala