Të dyshuarit për vrasjen e policit Gashi dalin sot para Gjykatës

Autori:Avdyl Pajaziti

Katër personat e dyshuar për vrasjen e oficerit policor, Shemsi Gashi, do të dalin sot para gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Gashi, është vrarë ditën e mërkurë, duke u qëlluar pas shpine disa herë radhazi. Motivet e sulmit nuk dihen ende.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, katër persona janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Policia në raportin e saj ka përsëritur se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarit policor, për ta lënë të vdekur në vend.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/te-dyshuarit-per-vrasjen-e-policit-gashi-dalin-sot-para-gjykates/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala