Të dielën zgjidhet kryetari i LDK

Autori:Avdyl Pajaziti

Kuvendi zgjedhor i LDK-së, ku pritet të zgjidhet kryetari i këtij subjekti, do të mbahet të dielën duke filluar nga ora 9:00.
Sipas burimeve të KosovaPress-it, Kuvendi do të mbahet në Hotel Emerald, ku nga ora 8:30 do të nisë regjistrimi i delegatëve.

Zgjedhjet e brendshme në këtë parti deri tash janë zhvilluar me disa përçarje në mes Kryesisë dhe disa nëndegëve në Podujeve e Kllokot, si dhe degëve në Gjermani dhe Zvicër.

Për të marrë drejtimin e kësaj partie, deri tash zyrtarisht janë deklaruar Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri.

Ndërkohë, edhe Fatmir Sejdiu pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së. Kryetari i nderit të LDK-së i ka kërkuar Isa Mustafës të tërhiqet nga ky post pasi po e mban partinë falë shantazheve dhe kërcënimeve

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/te-dielen-zgjidhet-kryetari-i-ldk/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala