Të dielen mbesin pa ujë disa fshatra të Lipjanit

Autori:Gazeta Fjala

Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” ka njoftuar të gjithë konsumatorët e fshatrave të komunës së Lipjanit për ndërprerje të ujit ditën e diele.

“Fshati Banullë, Gllogovc, Bujaria, Llugaxhia, Marevc, Gllavicë, Gadime e ulët dhe e lartë, Babush, Smallushë dhe Ruvovc se të dielën , do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 08:00-16:00”, shkruan në njoftimin e ujsjellsit.

Sipas zyrës për informim të ujëjsellësit, shkak i kësaj ndërprerje uji është zhvendosja e gypit të ujësjellësit në magjistralen Prishtinë – Shkup nga Kompania ”Bechtel and Enka”, për shkak të punimeve në autostradën Prishtinë-Shkup, transmeton Gazeta Fjala.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/te-dielen-mbesin-pa-uje-disa-fshatra-te-lipjanit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala