Të burgosurit që paguhen 1500 euro në muaj [Foto]

Autori:Avdyl Pajaziti

Gorgona, një ishull në veri të Arkipelagut të Toskanës, është Alkatrazi i Italisë: e vetmja koloni penale në Evropë.

Por, ndryshe nga burgu i famshëm në gjirin e San Françiskos, në Gorgona të burgosurit i kalojnë ditët duke punuar në vreshta në tatëpjetat e rrethuara nga pishat aromatike në vend që të ishin të mbyllur në qelitë me siguri të lartë.
222
Gazeta britanike “The Telegraph” mori leje për të zhvilluar një vizitë të radhë në Gorgona, ku të burgosurit janë pjesë e një eksperimenti unik për rehabilitimin.

Në ishull jetojnë 60 të dënuar, të cilët janë shpallur fajtor për krime si vrasje, trafik droge dhe vjedhje me armë. Ata menaxhojnë një sipërfaqe prej 10 mijë metra katrorë me vresht në ujërat blu të Mesdheut.

Një shishe verë “Gorgona” shitet për 80 euro. Rreth 3000 shishe prodhohet çdo vit, të cilat u shiten restoranteve në Itali dhe vende të tjera. Vera e parë në këtë ishull i prodhua në vitin 2012.

“Është punë e vështirë, por më pëlqen shumë”, thotë Carmelo, një 54-vjeçar nga Firence që po kryen një dënim me 16 vite burg për vrasje.
333
Veshur me një palë xhinse dhe fanellë pambuku dhe me një tatuazh në krahun e majtë, ai është i djersitur me bollëk ndërsa punon në rreshtat e vreshtit.

“Nuk është e lehtë të vish në këtë ishull – ka shumë të burgosur që duan të jenë në vendin tim. Nëse sillesh mirë dhe respekton gardianët dhe të burgosurit e tjerë, mund të të lënë të qëndrosh”, shprehet ish-biznesmeni që ka një rrjet baresh dhe restorantesh në Firence.

Projekti deri tani cilësohet i suksesshëm, pasi vetëm 20% e të liruarve nga Gorgona kanë kryes sërish vepër penale, krahasuar me 80% të të burgosurve në Itali.

Skema pritet të shtrihet dhe në ishullin e afërt, Pianosa, që disa vite më parë ka qenë gjithashtu koloni penale.
444
Italia ka një histori të gjatë të dëbimit të të kriminelëve dhe të burgosurve politikë në ishuj të izoluar. Musolini i dërgonte armiqtë e tij politik në ishujt Ponza dhe Ventotene, që ndodhen mes Romës dhe Napolit. Por nga të gjithë ishujt që shërbenin si burgje, vetëm Gorgona ka mbetur.

Mundësia për arratisje është shumë e vogël, pasi bregu më i afërt është 32 km larg dhe policia kryen patrullim në këtë hapësirë.

Kur nisi ky projekt asnjë ngatë dënuarit nuk ia kishte idenë se si rritej rrushi dhe se si prodhohej vera. Në ndihmë të burgosurve u erdhën dinastia aristokrate e Toskanës, Frescobaldis, që merret me prodhimin e verës që prej shekullit të 13-të.

Familja më e famshme për prodhimin e verës në Itali që dikur i shiste verë Henrit të VIII-të ofroi vullnetarisht njohuritë e tyre për të burgosurit.

“Një ditë këta njerëz do të dalin nga burgu dhe çfarë do të bëjnë nëse nuk kanë asnjë grosh në xhep? Ata do të kryejnë gjëra të këqija”, thotë Lamberto Frescbaldi, që përfaqëson gjeneratën e 30-të të familjes së tij në prodhimin e verës.
555
“Ne duam t’i ndihmojmë ata, do t’u kthyer diçka mbrapsht shoqërisë. Gorgona është i vetmi ishull burg në Evropë dhe ndoshta i vetmi në botë që është vresht.”

Të burgosurit punojnë gjashtë orë në ditë – tetë orë gjatë prodhimit – jo vetëm në vreshtari por edhe në fermën e ishullit ku ka disa lopë, derra të zinj, pula, dele, dhi dhe disa kuaj.

Të burgosurit po mësojnë gjithashtu të prodhojnë djathë dhe mjaltë, zarzavate si dhe të riparojnë muret me gur në ishull. Në darkë ata rikthehen në qeli, që ndodhen në një fjetore të rrënuar.

“Më pëlqen puna këtu – je jashtë në ajër të pastër, i rrethuar nga natyra. Pasi të jem i lirë do të doja të bëhesha fermer, në Itali apo në vendlindjen time në Shqipëri”, thotë një 32-vjeçar shqiptar që e prezanton veten me emrin Eduard dhe mban veshur një bluzë ku shkruhet “Gangsta”.

Të burgosurit paguhen për punën e tyre dhe marrin një pagë prej 1 500 euro në muaj, aq sa është rroga mesatare e punonjësve në pronat e familjes Frescobaldi.

“Paratë që fitojnë janë të rëndësishme, sidomos për të huajt pasi disa prej tyre përpiqen të ndihmojnë familjen nga brenda burgu”, shprehet Santina Savoca, drejtor i burgut.

“Shumica e të burgosurve kanë një dënim mbi 20 vite burg, madje dhe burgim të përjetshëm për krime të rënda si vrasje, vjedhje dhe trafik droge”, thotë zyrtari i Ministrisë së Drejtësisë, Carmelo Cantone.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/te-burgosurit-qe-paguhen-1500-euro-ne-muaj-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala