Të burgosurit që nuk kanë frikë nga dënimi me vdekje (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Në burgun e Kalifornisë, shumica e të burgosurve të dënuar me vdekje nuk kanë aspak frikë. Kjo sepse të gjitha ekzekutimet janë lënë pezull që nga viti 2006 në shtetin amerikan ku më shumë se 700 persona presin të shkojnë në botën tjetër.

Në Burgun Shtetëror San Quentin, vrasës famëkeq si Scott Peterson kalojnë ditët duke luajtur basketboll dhe duke mos menduar aspak për injeksionin vdekjeprurës që i pret.

Pezullimi i ekzekutimeve është bërë pasi shteti kërkon të zëvendësojë injeksionin me 3 helme me një tjetër që do të përmbajë vetëm një helm. Ky zëvendësim kërkohet pasi injeksioni i parë u konsiderua nga gjykata në vitin 2006 si një ndëshkim shumë mizor.

Të burgosurit e kanë përshkruar jetën e tyre në burg si monotone dhe kanë treguar se e kalojnë kohën duke lexuar ose duke parë televizor. Shumica gjithashtu thonë se janë të pafajshëm. 

3

6 8 4 5 10 7 11

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/te-burgosurit-qe-nuk-kane-frike-nga-denimi-me-vdekje-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala