Të bëhesh milioner me një foto

Një foto ishte dhe pikënisja e pasurisë së këtij çifti amerikan. Ato e kishin blerë foton vite më parë për vetëm 2 dollarë.
Randy Guijarro e bleu foton në Kaliforni, në një dyqan objektesh të vjetra, në vitin 2010, ndërkohë që tani fotoja vlen 5 milionë dollarë. Kjo pasi në të shfaqet një prej banditëve më të mëdhenj të Perëndimit të Egër,Billy the Kid, emri i të cili lidhet të paktën 21 vrasje dhe qindra grabitje në vitin 1878.
Kreu i një prej bandave më të rrezikshme në Amerikë ka vetëm dy foto autentike. Njëra është shitur në vitin 2011 për 2.3 milionë dollarë, ndërsa e dyta është fotoja e çiftit Guijarro.
Billy the Kid, i katërti nga e majta në foto, lindi në një familje emigrantësh irlandezë në vitin 1859 në Nju Jork. I pagëzuar me emrin Henry McCarty, ai iu fut rrugës së shkelësve të ligjit që në adoleshencë. Mendohet se vrasjen e parë e ka kryer pa mbushur mirë 17 vjeç. Pavarësisht se ishte kreu i një bande kriminale, ai shquhej për mënyrën elegante të veshjes.
/albeu.com/