Të akuzuarit nga Specialja do të mbrohen me para të buxhetit

Qeveria që drejtohet nga kryeministri Isa Mustafa, për herë të parë, do të krijojë një fond me para të buxhetit për mbrojtjen e të akuzuarve potencialë pranë Gjykatës Speciale, pavarësisht nëse ata shpallen fajtorë ose jo.
Bashkë me Projektligjin për dhomat e specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, Qeveria e Kosovës ka proceduar edhe Projektligjin për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave
Por, ky projektligj nuk specifikon dhe nuk bën ndarjen e veprave penale, për të cilat do të ofrohet kjo mbështetje, dhe çfarë ndodh me mjetet financiare nëse i akuzuari shpallet fajtor.
Qeveria nuk ka treguar as koston financiare të këtij ligji. Si i tillë ky projektligj është kundërshtuar nga deputetë të Kuvendit.