Tash e tutje, VV, AAK e Nisma, opozitë e bashkuar

Autori:Avdyl Pajaziti

Tri liderët e partive opozitare, lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën njoftuan të mërkurën se tash e tutje do të veprojnë si një opozitë e bashkuar.

Ata të mërkurën dolën me një deklaratë të përbashkët, duke theksuar se do të veprojnë si opozitë e bashkuar për t’i kundërshtuar të gjitha proceset degraduese për vendin, duke përfshirë edhe marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Ata kanë ftuar dhe akterët tjerë të shoqërisë që të kundërshtojnë gjendjen e rënduar në vend.

Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj njoftuan se nga e premtja do të fillojnë me nënshkrimin e një peticioni nga qytetarët, që në fokus do të ketë kundërshtimin e marrëveshjeve dhe proceseve tjera negative në vend. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/tash-e-tutje-vv-aak-e-nisma-opozite-e-bashkuar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala