Tash e 3 vjet po zvarritet ujësjellësi i 4 fshatrave të Ferizajt

Autori:Avdyl Pajaziti

Zvarritet projekti i ujësjellësit i 4 fshatrave prej 3 vjetësh. Fjala është për fshatrat: Greme, Rakaj, Prelez i Jerlive dhe Prelez i Muhaxherëve të Ferizajt, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo si pasojë e keqmenaxhimit të buxhetit nga pushteti lokal. Për realizimin e projektit për fshatin Greme dhe Rakaj, donatori (CDI) kishte investuar 237 mijë euro, pastaj Ministria e Zhvillimit Ekonomik 105 mijë, kurse Komuna e Ferizajt nuk e kishte dhënë shumën e bashkëfinancimit prej 331 mijë e 520 eurosh.

Gjithashtu edhe për projektin në fshatrat Prelez i Jerlive dhe Prelez i Muhaxherëve, CDI-ja kishte investuar 180 mijë euro, Ministria e Zhvillimit Ekonomik 100 mijë euro, ndërkaq Komuna e Ferizajt nuk e kishte përfillur kontratën e nënshkruar për bashkëfinancim me 703 mijë e 636 euro.

Kjo çështje ka ngritur reagimet e banorëve të këtyre fshatrave dhe të subjektit më të madh opozitar PDK në Ferizaj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/tash-e-3-vjet-po-zvarritet-ujesjellesi-i-4-fshatrave-te-ferizajt/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala