Targat “proba” më të lira për veturat me RKS

Autori:Avdyl Pajaziti

Qytetarët e R. Kosovës me targa “KS” për të udhëtuar në Sërbi ju nevojitet vetëm Polica TPL+ të cilën mund ta marrin në Kompanitë e Sigurimeve në Kosovë.

Me marrëveshjen e arritur në Bruksel për lëvizjen e lirë të qytetarëve të R.Kosovës dhe asaj të Serbisë, që ka hyrë në fuqi me datën 24 Korrik 2015 veturat me targa RKS kanë paguar rreth 5 euro për targa provë në ditë dhe taksa tjetër shtesë prej 10 euro në momentin që jeni pajisur me këto targa.

Që nga dita e hënë, edhe ato vetura me targa të reja “RKS” që kalojnë kufirin dhe hyjnë në Serbi tash e tutje do të paguajnë shumë më pak dhe afati i targave provë do të jetë më i gjatë.

Targat “Provë” do të vlejnë tani 60 ditë dhe do të paguhen vetëm 390 dinarë apo rreth 3 euro dhe ato do të kenë afat deri sa të skadoj data e tyre, çka do të thotë se nëse vetura kthehet në Kosovë brenda këtyre 60 ditëve dhe prap hynë në Serbi, atherë qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë prap për targa provë./BujanociNet/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/targat-proba-me-te-lira-per-veturat-me-rks/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala