Tanku i Obamës [Foto]

Mes rritjes së pasigurisë nën ndikimin e krizës industria e automobilave ka prodhuar një makinë qe njihet si makina me e sigurte ne bote. Behet fjale për “kadillakun” e blinduar unikal, jo në përshtatjen e modeleve të mëparshme- deklarojnë përfaqësuesit e “General Motors”, që ka bërë prodhimin e saj. Vetëm një dritare mund të hapet, ajo në anën e shoferit dhe vetëm 7 cm.
Disa nga karakteristikat e veturës:
Rezervuari i benzinës: e blinduar dhe e mbushur me shkumë speciale e cila e ruan atë nga eksplodimi edhe në qoftë se përballet me goditje direkte.
Pjesa prapa: përmban furnizime me oksigjen dhe sistem për luftim të zjarrit.
Ulëset e pasme: ulësja e Obamas ka një pako e cila përmban një laptop, kompjuter me wifi, satelit, telefon satelit dhe një linjë direkte e cila e lidhë me Pentagon-in.
Masat Mbrojtëse: e pajisur me kamera për incizim natën dhe shot-gun. Gjithashtu ka topa të gazit lotsjellësi dhe gjithashtu ka shishe të mbushura me gjak të presidentit në qoftë se ai ka nevojë për transfuzion emergjent.
Gomat: të përforcuara me kevlar, rezistente ndaj shkrirjes dhe shpimit, me mbajtëse rrotash, e cila ndihmon ecjen e veturës edhe në qoftë se nuk ka rrota.
Shoferi: i trajnuar nga CIA për vozitje në gjendje të pazakonshme.