Tani mund të karikoni smartfonin për 5 minuta

Autori:Avdyl Pajaziti

Bateritë e smartfonëve rrallë zgjasin më shumë se një ditë e shumta.

Por ndërsa kjo duket se nuk do ndryshojë edhe për ca koha, koha e karikimit mund të ndryshojë.

Gjigandi kinez Huawei thotë se ka prodhuar një tip baterie, e cila pas pesë minutash shkon deri në 48 përqind karikim.

Kompania thotë se elektroda e re nënkupton që bateritë me jone litiumi mund të karikohen dhjetë herë më shpejt se bateritë aktuale.

Kompania thotë se bateritë i janë nënshtruar disa testimeve dhe kanë kaluar inspektimet e nevojshme.

Gjatë karikimit, bateria duhet hequr nga celulari dhe duhet futur tek karikuesi special.

Megjithatë koha e shkurtër e karikimit nënkupton se nuk do jetë një problem për përdoruesit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/tani-mund-te-karikoni-smartfonin-per-5-minuta/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala