Tani do të jeni në gjendje të anuloni email-at e dërguara

Gmail ka prezantuar një ” undo send ” për të ju lejuar ju që të anuloni një email deri ne 30 sekonda pasi të keni dërguar atë.
Duke pasur parasysh numrin e madh të kërkimeve në internet se”si të anuloni email-in e dërguar” Google ka zhvilluar pikërisht këtë opsion për përdoruesit e tij të postës elektronike.
Në vend se të zhyteni në paranojë dhe keqardhje për një email që se keni menduar mirë, ju mund të zgjedhni cool-off gjë që shtynë mesazhet e dërguara nga 10, 20 apo 30 sekonda. Kjo shpresojmë se do të sigurojë kohë të mjaftueshme për ne që të rishqyrtojëm email-et.
Nuk ka dyshim se ky tipar do të jetë veçanërisht tërheqës për përdoruesit e email në vend të punës. Një studim i profesionistëve të marketingut gjeti se 78% kishin dërguar gabimisht një mesazh “të ndjeshëm” për personin e gabuar.
Funksioni “undo sent email ” është një përpjekje serioze për të qetësuar paranojën aktuale e të shfrenuar në zyret sot. Por, “undo send” është veçanërisht i rëndësishëm tani që puna gjendet edhe në jetën në shtëpi dhe më shumë njerëz komunikojnë kur janë të lodhur ose të inatosur.