Talenti i mahnitshëm i të riut kosovar (FOTO)

Autori:Avdyl Pajaziti

Secili njeri ka historinë e tij, jo vetëm ata që na servojnë mediet tona, jo vetëm historitë e tyre janë të pëlqyeshme, pasi që ka shumë histori të tjera që ne nuk i dimë dhe nuk i njohim, por veçantia e tyre është tejet e madhe. Rëndësia e historisë së tyre është e rëndësishme jo vetëm për jetën e tyre, jo vetëm për shoqërinë kosovare, por gjithë njerëzimin. E tillë është historia e një të riu vushtrrias, i cili historinë e tij e filloi që në moshën 8 vjeçare.

Historia e tij filloi me prishjen e një kompjuteri, dhe ai si fëmijë që synonte perfeksionin dhe interesin për çdo gjë teknologjike, kishte kureshtjen se në brendi të shtëpizës, kishte vetëm një pajisje. Por, me hapjen e saj, ai kuptoi që brenda kësaj bote teknologjike ekzistojnë shumë pajisje të tjera, që me koordinimin e tyre e japin rezultatet që ne i kërkojmë.

Dhe nga ai moment, ky fëmijë talent, për t’i rritur njohurit e tij në këtë prirje, filloi leximin për pajisjet e kompjuterit siç janë: hardisku, ram memoria, procesorin, kartelen grafike e pajisje të tjera. Dhe për çudi, për fat të mirë dhe përkundër talenteve të tjerë, ky i ri kishte fatin që edhe mësuesit dhe gjithë shkolla ta përkrahin në talentin dhe idetë e tij eksperimentuese.

Kështu, interesi i tij vazhdoi çdo herë e më shumë për shkencat kompjuterike, me që rast në shkollën e mesme të ulët mori pjesë në një garë të shkencave kompjuterike, ku së bashku me të tjerët, arriti të bëjë një film me anë të programimit. Për këtë krijim, u shpërblyen nga USAID-i me një pako dhuratash.

Në brendësinë e asaj pakoje ishte fillimi i një epoke edhe më të artë për një talent siç ishte i riu vushtrrias. E në atë pako gjendeshin disa pajisje, prej të cilave kishe mundësi krijimin e një roboti. Këtu filloi zhvillimi i talentit të tij, të një të riu, i cili teknologjinë e kishte talent, dhe nga ato pajisje krijoi një qenë shumë delikat. Për atë momente talenti i kësaj episode thotë “ishte ndjenja që nuk e kamë përjetuar kurrë”.

Dhe suksesi i tij, roboti, pati mundësi të shfaqet nëpër gara ndërkombëtare. E këtë e bëri në një panair të shkencave të kulturës dhe teknologjisë, i cili u organizua në vendin tonë. Dhe fjalët e djalit për këtë ngjarje ishin “kur vinin vizitorët u mahniteshin nga ky projekt, dhe nga mosha rinore që ne kishim”.

Me gjithë këtë sukses, i riu talentues nuk e ndaloi imagjinatën e tij, por ai vazhdoi në krijimin e një piste në të cilën ky robot do të lëvizte.

Dhe ky projekt, do të prezantohet me datë 28, 29 dhe 30 nëntor të vitit 2015 në panairin e kulturës dhe teknologjisë. Ku në këtë panair do të ketë pjesëmarrës të talenteve nga të gjitha shkollat kosovare, por edhe nga Maqedonia, Mali i Zi, Shqipëria dhe shkolla të tjera nga Ballkani.

Ky rrëfim, i cili është më shumë gazetaresk, nuk është vetëm rrëfim e as histori, por as episod e një të riu talentues. Ky shkrim paraqet më shumë eksperiencat e një talenti, që për fat Kosova e ka, dhe për të mirën e të gjithëve edhe mësuesit e ndihmojnë për ta perfeksionuar talentin e tij.

E vendi ynë, jo edhe shumë iu jep rëndësi këtyre talenteve, sepse në shumë fusha të tjera kemi talent të tillë, por për fat të keq vetë sistemi arsimor nuk i përkrah talentët e tillë./Gazetarilindja

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/talenti-i-mahnitshem-i-te-riut-kosovar-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala