Taksitë që do të drejtohen nga robotët

Vitin e ardhshëm njerëzit në Japoni do të kenë mundësinë që në dyqanet lokale të gjejnë edhe taksi pa shoferë, thjeshtë për një eksperiment. Por, në vitin 2020 ato do të jenë në shitje. Këto taksi do të drejtohen nga robotë.
Në mars të vitit 2016 do të nisë eksperimenti, ku 50 banorë të Fujisawa, një qytet i madh bregdetar pranë Tokios, do të merren nga shtëpitë e tyre për të shkuar në supermarkete. Një udhëtim prej 3 kilometër rrugë.
“Robot Taxi” është një prodhim i bashkëpunimit të “ZMP”-së e cila është një kompani e automjeteve teknologjike, me firmën “Mobile Internet Dena”.
Ndërsa zhvilluesit japoneze kanë besim në GPS, radarët dhe kamerat e makinës, shoqëruesit gjatë udhëtimeve do të ulen në vendin e shoferit në rast se nevojitet ndërhyrja e njeriut. /Shekulli Online