Taksistët austriakë i’a shohin hajrin fluksit të refugjatëve

Autori:Gazeta Fjala

Fluksi i madh i refugjatëve mund të ketë shkaktuar tendosje të madhe nëpër disa vende në Europë, por për shoferët e taksive në Austri, kjo mund të jetë periudha më e mirë për punë.

“Pasagjerët refugjatë i ngarkoj me 150 euro deri në Vienë. Kjo është një normë e caktuar pa marrë parasysh se sa udhetarë ka,” tha Muhameti,  taksisti 30-vjeçar i lindur në Austri, transmeton Gazeta Blic. “Brenda ditës bëj dy ose tre udhëtime.”
“Para periudhës së refugjatëve, shoferët me fat fitonin 150 euro për tërë ditën. Ndonjëherë kemi fituar edhe më pak,” tha ai.

Në pikën kufitare në Nickelsdorf, taksistët presin trenat e rradhës të cilën sjellin refugjatët dhe emigrantët nga Hungaria, transmeton Gazeta Blic.

“Ky ka qenë si një muaj i ‘shenjtë’. Fjala ka kaluar përmes shoferëve përmes telefonit dhe llogarive në Facebook. Tani të gjithë taksitë e Vjenës janë këtu,” tha ai, përderisa nuk e fshehte dot lumturinë.

Një tjetër shofer, Kevini (23) thotë se për një udhëtim 80km u merr pasagjerve rreth 170 euro.
Ndryshe nga shumica e taksive që janë me targa të Vienes, Kevin është nga Nickelsdorf. Para se të fillonte fluksi i madh i refugjatëve, ai punonte si taksist vetëm gjatë fundjavave.

“Kam tri javë që punoj intezivisht dhe mundohem që të punoj sa më shumë që të jetë e mundur,” tha ai. “Puna ecën mirë dhe mendoj se kështu do të vazhdojë për një kohë të gjatë.”

Përgjatë historisë, Austria ka luajtur rol të madh në pritjen e refugjatëve, sikurse që ka pritur hungarezët që largoheshin nga tanket sovjetike në vitin 1956, Çekosllovakët në vitin 1968, hebrenjët rusë në vitet 1970, iranianët në vitet 1980, gjermano-lindorët në vitin 1989, si dhe njerëzit që largoheshin nga lufta e Jugosllavisë, në vitet e ’90-ta.
Përveq popujve që largoheshin nga lufta e Jugosllavisë, të tjerët kryesisht e kanë përdorur Austrinë si vend tranzit dhe fluksi aktual i refugjatëve nga Lindja e Mesme nuk është se bën ndonjë përjashtim, transmeton Gazeta Blic.

Taksistët në Nickelsdorf , shumica e të cilëve janë vetë emigrantë, nuk ndjehen fajtorë që janë duke bërë para në kurriz të refugjatëve dhe emigrantëve që largohen nga Lindja e Mesme. Ata thonë, që për vite të tëra nuk kanë arritur të fitojnë kaq shumë, sa janë duke fituar në këtë periudhë.
Ndërkaq, në stacionin e trenit është vënë në shënim në gjuhën angleze dhe arabe, që sqaron se taksitë nuk janë edhe aq të lira.

“Ata kanë shumë para, nuk janë njerëz të varfër,” tha Muhamedi, ndërsa Kevin shton se ‘ata gjithmonë i’a dalin të paguajnë taksitë,” transmeton Gazeta Blic.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/taksistet-austriake-ia-shohin-hajrin-fluksit-te-refugjateve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala