Takohen Ymeri, Haradinaj e Limaj – koordinohen për veprimet e radhës

Autori:Avdyl Pajaziti

Tre liderët opozitarë, Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje, Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Fatmir Limaj i Nismës, janë duke mbajtur një takim të përbashkët në Prishtinë.

Burime të Klan Kosovës njoftojnë se treshja e bllokut opozitar janë mbledhur në këtë takim të radhës për ta bërë koordinimin e hapave të mëtutjeshëm që pritet t’i ndërmarrin në ditët e ardhme.

Opozitarët kosovarë të përbashkëta i kanë pasur veprimet politike tash e sa kohë, duke bllokuar seancat e Parlamentit të Kosovës dhe organizmin e përbashkët të peticionit kundër Demarkacionit me Malin e Zi dhe marrëveshjet e fundit të arritura nga Qeveria e Kosovës me atë të Serbisë në Bruksel.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/takohen-ymeri-haradinaj-e-limaj-koordinohen-per-veprimet-e-radhes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala