Takohen Jahjaga dhe Gjuriq

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjga është takuar sot me drejtorin e zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Ky takim ka ndodhur në oborrin e Radio Televizionit të Kosovës, me rastin e organizmit të një ndeje në përvjetorin e RTK2, raporton Express.
Bëhet e ditur se Gjuriq dhe Jahjaga kanë biseduar mes vete për më shumë se pesë minuta. Këtë për Indeksonline nuk e ka mohuar as Këshilltari i Presidentes, Arbër Vllahiu.
“Presidentja ka qenë e pranishme në shënuimin e dy vjetorit ë themelimit të programit të Radio Televizionit të Kosovës në gjuhën serbe. Aty ka pas shumë mysafir. Nuk ka pas të ftuar special, por të gjithë kanë ardhë dhe e kanë përshëndet Presidenten”, tha Vllahiu për Indeksonline.
Gjuriq për të qenë pjese e kësaj neje kishte marrë ftesë nga drejtori i RTK2, Zharko Joksimovic.
Kurse, leje për të marr pjesë në ahengun e RTK2, Gjuriqit i ka dhënë zyra ndërlidhëse e Kosovës në Beograd.
Derisa, Mentor Shala, drejtor i përgjithshëm i RTK’së, në fjalën e tij ka thënë se i vije mirë që në përvjetorin e RTK kanë ardhur edhe përfaqësuesit të qeverisë së Serbisë. Siç ka thënë Shala kjo në një mënyrë po e tregon edhe faktin se ata pranojnë realitetin në Kosovë./Indeksonline/