Takohën Hashim Thaçi e Shpend Ahmeti (Foto)

Zëvendës kryeministri i Republikës, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi në profilin e tij në “Facebook” ka postuar një fotografi me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin.
Thaçi dhe i pari i Prishtinës ishin dje së bashku gjatë një pritje për Ambasadorin e Britanisë së Madhe Ian Cliff i cili tani po e lëshon Kosovën pas katër vite shërbimi, transmeton zeri.info
“U mblodhën miqtë kosovarë dhe të huaj të Ambasadorit. Ambasadori Cliff ndihmoi shumë vendin tonë, nga puna e shkëlqyer në renovim të shtëpive otomane në Nënkalanë e Prizrenit e deri tek projektet e diplomacise publike me shtetet që nuk kanë njohur Kosovën”, ka shkruar Thaçi.

