Takohen dy kandidatët për president

Autori:Gazeta Fjala

Hashim Thaçi dhe Seremb Gjergji janë takuar të mërkuren në Klinë. Të dy këta kanë shpallur kandidaturat e tyre për të parin e vendit.

Takimi i tyre ka qenë në një restorant në Klinë ku kryetari i PDK-së Hashim Thaçi ka qenë duke mbajtur tubim me strukturat e kësaj partie me rastin e 16 vjetorit të themelimit të partisë në këtë komunë.

Gjergji ka qenë i pranishëm në këtë tubim, dhe pas përfundimit të tij janë përshëndetur me njëri tjetrin. /Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/takohen-dy-kandidatet-per-president/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala