Takimi vetëm politik

Autori:Avdyl Pajaziti

Takimi i sotëm ministror i gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, “Western Balkans’ 6” nuk pritet të rezultojë me ndonjë marrëveshje mes vendeve pjesëmarrëse.

Kjo për faktin se përbërja e tij është vetëm e nivelit politik dhe jo e atij teknik që do të mund të rezultoj me ndonjë marrëveshje konkrete mes vendeve pjesmarrese.

Ministria e Punëve të Jashmtme e Kosovës që është nikoqire e takimit ka njoftuar se temë kyqe do të jetë diskutimi rreth rrjeteve hekurudhore.

Por Gazeta Fjala merr vesh se drejtuesit e hekurudhave leje se nuk janë ftuar në takim por as nuk janë njoftuar për të.

Tashmë dihet se Kosova ka telashe edhe për qasje në hekurudhë brenda territorit të shtetit e lë më të ketë një rrjet infrastrukturor të kësaj natyre të unifikuar me vendet e rajonit posaqë unifikuar me vendet e rajonit posaçërisht Serbinë.

Nga viti 2008 asnjë tren nga jugu nuk ka dalë në veri të Mitrovicës drejt Leshakut në kufi me Serbinë shkaku I bllokimit të qarkullimit të hekurudhës nga serbët më 18 shkurt 2008.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/takimi-vetem-politik/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala