Takimi i Daçiq me bosin e drogës (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Në video inçizimet sekrete të cilat i kanë siguruar gazetarët e rrjetit hulumtues të Krimit dhe Korrupsionit -KRIK shfaqet takimi i Ivica Daçiq me bossin e drogës Radoljub Raduloviq.

Në këto video që janë regjistruar nga kamerat e agjentëve serbë të inteligjencës shihet Daçiq, i cili asokohe shërbente si Ministër i Punëve të Brendshme, si dhe bashkëpunëtorët nga kabineti i tij qeveritar Branko Lazareviq, Vanja Vukiqi dhe Ivica Tonçev, në takime që i realizuan me bosin Raduloviq në restorante, kafeteri dhe parkingje të Beogradit, transmeton Klan Kosova.

Radulloviq, shef i narko-kartelit serb, i njohur për publikun si “Misha Banana” ose “Misha Amerika”, aktualisht gjendet në arrati.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/takimi-i-daciq-me-bosin-e-droges-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala