Tajvan: Dhjetëra njerëz ende nën gërmadha pas tërmetit

Autori:Gazeta Fjala

Autoritetet në Tajvan thonë se gjithsej 132 njerëz ende janë nën gërmadhat e ndërtesës 17 katëshe, e cila është rrëzuar nga tërmeti i fuqishëm.

Numri i përgjithshëm i njerëzve të zhdukur sot duket shumë më i lartë se ai që autoritetet paralajmëruan dje, pas tërmetit me intensitet 6.4 shkallë, në qytetin jugor Tainan.

Ministri i brendshëm i Tajvanit, Chen Wei-jen, tha se më tepër njerëz ishin në ndërtesë, pasi anëtarët e familjeve ishin tubuar për pushimet e Vitit të Ri Lunar.

Ekipet e shpëtimit thanë se më se 200 njerëz i kanë nxjerrë të gjallë nga gërmadhat e ndërtesës.

Nga ky tërmet është konfirmuar se janë vrarë së paku 12 vetë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/tajvan-dhjetera-njerez-ende-nen-germadha-pas-termetit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala