Tajlanda pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi po qëndron për vizitë pune në Mbretërinë e Tajlandës ku është takuar me zyrtarë të lartë të shtetit.

Me këtë rast, Tajlanda, e cila është anëtare e Bordit Ekzekutiv të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), ka bërë të ditur se do të votojë pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Zëvendësministri Selimi  sipas një komunikate për media të MPJ-së, është pritur nga Shkëlqesia e Tij, Virasakdi Futrakul, i cili shërben njëherësh si zëvendësministër i Jashtëm i Tajlandës, këshilltar për Punë të Jashtme i kryeministrit dhe anëtar parlamenti.

“Selimi potencoi fushat e mundshme të bashkëpunimit midis dy shteteve dhe kërkoi që Tajlanda, si anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s, të votojë anëtarësimin e Kosovës në këtë agjenci të specializuar të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në komunikatë

Zëvendësministri Futrakul e përshëndeti progresin që Kosova ka shënuar në vitet e fundit dhe bëri me dije se Tajlanda do të votojë Kosovën në UNESO. Ai gjithashtu ftoi që dy qeveritë të zgjerojnë bashkëpunimin në fusha të ndryshme.

Zyrtarët e dy vendeve u pajtuan për një seri marrëveshjeve bilateral që mund të nënshkruhen në muajt në vijim.

Javën e ardhshme, pritet që Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s të votojë për rekomandimin që Asambleja e Përgjithshme e kësaj agjencie të votojë përfundimisht anëtarësimin e Kosovës në fillim të nëntorit.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në UNESCO në verë të këtij viti.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/tajlanda-pro-anetaresimit-te-kosoves-ne-unesco/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala