Tahiri: Serbia e njohur për dyftyrësi

Autori:Gazeta Fjala

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka thënë se Kosova i ka pozitat e qarta në dialogun me Serbinë.

Sipas saj, dialogu për fqinjësi të mirë është standard evropian dhe obligim kushtetues.

Ajo në emisionin “Info Box” të RTV Dukagjini, ka theksuar se Kushtetuta e obligon Kosovën për fqinjësi të mirë, duke shtuar se “pavarësisht historikut të luftës dhe gjenocidit, jemi përcaktuar për dialog me Serbinë, në mënyrë që ta qojmë Kosovën në Bashkimin Evropian (BE)”.

“Çdo marrëveshje që del nga dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, në parim nuk bie ndesh më Kushtetutën e Kosovës. Serbia është e njohur për dyfytyrësi, edhe pse po deklarohet që është e përkushtuar në dialog. Dyfytyrësia e saj u pa edhe në këtë rast – rasti i mospranimit të Kosovës në UNESCO. Fryma e normalizimit të marrëdhënieve fqinjësore ishte shpërfaqje e fytyrës së Serbisë, e cila flet për parime evropiane, në anën tjetër shkel parimet evropiane”, ka thënë Tahiri.

Sipas saj, ndërprerja e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, nënkupton izolim të Kosovës, duke shtuar se “zërat që thërrasin për ndërprerje nuk i besojnë fjalët e veta”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/tahiri-serbia-e-njohur-per-dyftyresi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala