Tahiri: Ose Serbia i heq targat provë, ose edhe ne ja bëjmë njejtë

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka thënë në RTK se nëse Serbia nuk i heq targat provë për automjetet e Kosovës sipas marrëveshjes atëherë edhe ne do t’i aplikojmë të njëjtat duke u bazuar në marrëveshjen për reciprocitet nga viti 2011. Për këtë ajo tha se duhet pritur deri në takimin që do të mbahet këtë muaj.

Për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe të Kosovës, Tahiri e ripotencoi se nuk ka kompetenca ekzekutive dhe se është në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Ajo tha se ka alarmim frike nga disa pjestar të opozitës por që unë ju siguroj që nuk ka as bosnjëzim e as federalizim të Kosovës.

Madje ajo tha se nuk ka nevojë për frikë se Asociacioni do të menaxhon me pronat shtetërore./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/tahiri-ose-serbia-i-heq-targat-prove-ose-edhe-ne-ja-bejme-njejte/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala