Tahiri: Opozitës, ka kaluar koha kur iu hynit njerëzve nëpër shtëpi

Autori:Avdyl Pajaziti

Pas kërcënimeve të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se edhe opozita mund t’ua thyej dyert liderëve të pushtetit, ka reaguar këshilltari i zëvendëskryeministrit Thaçi, Abelard Tahiri.

Në profilin e tij Facebook, Tahiri ka shkruar se shteti është afër tejkalimit të një sfide mjaft serioze pasi po ballafaqohet me përfaqësuesit e anarkisë, haraçit dhe korrupsionit.

Sipas tij, opozita po mundohet të ringjallë metoda të së kaluarës për të instaluar dhunë nëpër rrugët e Prishtinës.

“Shteti është afër tejkalimit të një sfide mjaft serioze pasi po ballafaqohet me përfaqësuesit e anarkisë, haraçit dhe korrupsionit. Ka ikur koha e 15 viteve më parë kur mund të hynin natën në shtëpitë e dikujt e mos të përballeshin me ligjin. Sot jetojmë në Republikën e pavarur demokratike të Kosovës ku sundon shteti i së drejtës dhe asnjë nuk është përmbi ligjin”, ka shkruar Tahiri.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/tahiri-opozites-ka-kaluar-koha-kur-iu-hynit-njerezve-neper-shtepi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala