Tahiri: Nuk do të ketë rinegocim me Serbinë sa i përket Asociacionit

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministrja për dialog, Edita Tahiri ka theksuar se nuk do të ketë rinegocim me Serbinë sa i përket marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Këto komente Tahiri i bëri në një intervistë në emisionin “Info3” në RTK.

“Serbia duhet të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i përket çështjes së Asociacionit. Nuk ka rinegocim, por vetëm zbatim të kësaj marrëveshjeje dhe se kur do të fillojë kjo do t’ju tregoj me kohë”, tha Tahiri.

Ajo më pas ka folur edhe për vazhdimin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, ku ka thënë se ende nuk kanë marrë njoftim se në cilën datë do të rifillojë vazhdimi i dialogut.

Tahiri ka shtuar se normalizimi i raporteve me Serbinë do të ndodhë para se të dyja shtetet do të bëhen anëtare të BE-së.

Ministrja ka folur edhe për mos prezencën e Vojisllav Sheshlit sot në Mitrovicën Veriore ku ka theksuar se me këtë gjë e treguan shtetin.

“I treguam Sheshelit dhe tipave Milloshevian se më në Kosovë nuk mund të hyjnë më”, tha Tahiri.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/tahiri-nuk-do-te-kete-rinegocim-me-serbine-sa-i-perket-asociacionit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala