Tahiri: Mitrovica e bashkuar është në rrugë e sipër

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka bërë me dije se do të nënshkruhet memorandumi në mes të Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe dy kryetarëve të dy komunave të jugut dh veriut të Mitrovicës, me të cilin do të konfirmohet plani rregullativ komunal.
Por pengesë po del kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq i cili ka kërkuar që definomi i kufijve të bëhet sipas statusit të kësaj komune, shkruan “Epoka e re”.
Tahiri e ka porositur Rakiqin të mos bëjë deklarata joracionale, por t’i respektojë Kushtetutën dhe ligjet e shtetit të Kosovës