Tahiri: Koha për zbatim të plotë të marrëveshjes për lëvizje të lirë

Autori:Avdyl Pajaziti

Delegacioni i udhëhequr nga ministrja Edita Tahiri ka qëndruar të martën në Bruksel për të marrë pjesë në takimet e dialogut për Lëvizjen e Lirë dhe Kadastrin. Delegacioni i Kosovës potencoi se pas katër viteve të arritjes së marrëveshjes për lëvizje të lirë ka ardhur koha për avancimin e zbatimit konform planit operacional të marrëveshjes dhe në frymën e standardeve evropiane.

Në fillim, ministrja Edita Tahiri shprehu falënderimet me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim – Asocimit në mes të Kosovës dhe BE-së, dhe theksoi se kjo është një nga arritjet më të mëdha në progresin e Kosovës drejt BE-së që nga fillimi i dialogut, qëllimi i të cilit përveç që është normalizimi i marrëdhënieve në mes dy shteteve, është edhe përafrimi i të dyja shteteve me BE-në.

“Nga ana e tyre edhe përfaqësuesit e BE-së e uruan Kosovën për këtë sukses dhe shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e mirë për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian”, thuhet në komunikatë.

Lidhur me çështjet e lëvizjes së lirë që u diskutuan në takimet bilaterale dhe trelateralë në Bruksel, pala e Kosovës njoftoi për përgatitjet që po bëhen për zbatimin e plotë të kësaj marrëveshje në frymën e reciprocitetit dhe lehtësimit të mëtejmë të lëvizjes së qytetarëve nga të dyja shtetet.

Delegacioni i Kosovës potencoi se pas katër viteve të arritjes së kësaj marrëveshjeje ka ardhur koha për avancimin e zbatimit konform planit operacional të marrëveshjes dhe në frymën e standardeve evropiane.

Ndërsa sa i takon kadastrit takimet ishin bilaterale (në mes të Kosovës dhe BE-së) ku BE-ja kërkoi nga pala e Kosovës që të përshpejtojë miratimin e ligjit dhe t’i bëjë përgatitjet për themelimin e Agjencisë teknike e cila do të ketë për detyrë krahasimin dhe verifikimin e dokumenteve kadastrale që do të kthehen nga Serbia me bazën e të dhënave të Kosovës.

Me këtë rast delegacioni i Kosovës njoftoi BE-në me parapërgatitjet për të implementuar marrëveshjen menjëherë sapo Kuvendi i Kosovës ta miratoj këtë ligj, i cili është momentalisht në lexim të dytë. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/tahiri-koha-per-zbatim-te-plote-te-marreveshjes-per-levizje-te-lire/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala