Tahiri: Heqja e barrikadës, rezultat i dialogut

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri e ka vlerësuar ngjarje të rëndësishme për vendin fillimin e procesit të rivitalizimit të urës së Ibrit.

Ajo ka thënë se falë dialogut të Brukselit, pas 15 vjetësh bashkimi i Mitrovicës po bëhet në frymë demokratike dhe paqësore.

Tahiri ka bërë me dije se rivitalizimi i urës do të përfundojë në qershor të vitit të ardhshëm, kur ura do të hapet për të gjithë dhe do të jetë një rrugë nacionale sikur ka qenë përpara. /Epoka e re/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/tahiri-heqja-e-barrikades-rezultat-i-dialogut/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala