Tahiri e quan të dëmshëm takimin e sotëm Kurti-Vuçiq: Kryeministri shkoi në Bruksel nga Festivali i Cannes

Autori:Valdete Valdete

Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri e quajti të dëmshëm takimin e sotëm ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai tha se Kurti po tregon se s’e ka seriozisht këtë proces, për faktin se në Bruksel shkoi nga Franca, ku ishte për të marrë pjesë në Festivalin e Filmit në Cannes.

“Imagjino, kryeministri i vendit tonë për një takim me presidentin serb nuk udhëton nga Prishtina, por udhëton nga Festivali i Cannes. Mendoj se kjo e tregon joseriozitetin e këtij njeriu. Të shkosh në një takim kaq të rëndësishëm nga një festival, kjo e tregon më së miri papërgjegjësinë e këtij njeriu”, tha Tahiri.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/tahiri-e-quan-te-demshem-takimin-e-sotem-kurti-vuciq-kryeministri-shkoi-ne-bruksel-nga-festivali-i-cannes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala