Tahiri: Dialogu në Bruksel ka dhënë rezultate

Autori:Gazeta Fjala

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka marrë pjesë në konferencën “Trajnimi diplomatik dhe integrimi në BE”, në panelin e parë me temën: “Bashkimi Evropian dhe Bashkëpunimi Rajonal” nën organizimin e Akademisë Diplomatike të Kosovës, në bashkëpunim me Akademinë Diplomatike të Kroacisë dhe Malit të Zi, njofton kumtesa ministrore.

Tahiri gjatë fjalës së saj foli për Kosovën rrugën me ç ‘rast tha se me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian, hap rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ajo theksoi se progresi në bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor është i lidhur ngushtë me progresin në marrëdhëniet ndër fqinjësore mes vendeve dhe progresin në integrimin në Bashkimin Evropian. Ajo në veçanti theksoi se çështjet e hapura në relacionet ndërfqinjësore duhet të zgjidhen me dialog dhe pa e penguar njëra tjetrën në integrime evropiane.
Tahiri ndër të tjerash tha se dialogu që po zhvillohet në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe mbështetjen e SHBA-ve, ka dhënë rezultate të rëndësishme në disa plane.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/tahiri-dialogu-ne-bruksel-ka-dhene-rezultate/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala