Tadiq: Tash duhet të luftohet për minimumin e interesave në Kosovë

Aleanca e dy partive serbe, asaj Social Demokrate dhe Partisë Liberal Demokratike nuk do të merren me njohjen e pavarësisë së Kosovës, por do të luftojnë për interesat e serbëve në Kosovë, shkruan Tanjug.
Dy partitë lidhen aleancë të shtunën dhe SDS-ja e Boris Tadiq bashkë me partinë tjetër u thanë gazetarëve se duhet të ekzistojë një konsensus nacional për Kosovën pas nënshkrimit të marrëveshjeve në Bruksel.
Tadiq kritikoi politikanët që arritën marrëveshjen me Kosovën, sepse, sipas tij, ajo nuk mbron interesin e serbëve në Kosovë, por tha se ajo duhet tash të mbrohet me mjete diplomatike.
Duhet të bëhen përpjekje maksimale për të mos lënë që trashëgimia kulturore serbë në Kosovë të bie nën juridiksionin e Kosovës.
Tadiq tha se duhet të ndiqet shembulli i Vatikanit në Itali ose ndryshe siç njihet Traktati i Lateranit, pasi që funksionon si model.