Taçi vodhi 6 milionë euro

Autori:Zekirja Shabani

Rezart Taçi me cilësinë e administratorit të komapnisë ARMO nuk ka paguar detyrime tatimore dhe taksa me vlere rreth 6 milionë euro, vlerëson Prokuroria pas mbylljes së  hetimeve. Për këtë fakt, prokuroria e ka marrë atë të pandehur. Ceshtja do të gjykohet pranë Gjykatës së Tiranës.

Janë rreth 6 milionë euro detyrime tatimore dhe taksa që Rezart Taçi me cilësinë e administratorit të ARMO-së nuk i ka paguar shtetit shqiptar.
Prokuroria e Tiranës, në përfundim të hetimeve ka administruar në dosje akt-ekspertimin kontabël të përpiluar nga ekspert privat, të cilët kanë konstatuar se për rreth 4 vite Rezart Taçi nuk ka paguar detyrimet tatimore.

ABC News ka mësuar se kompania ARMO me administrator Rezart Taçit që nga vitit 2009, kohë kur e ka blerë këtë kompanie e deri në vitin 2013 nuk ka paguar një pjesë të madhe të detyrimeve tatimore dhe taksat vendore. Për këto mos shlyerje të detyrimeve, prokruoria ka konstatuar rreth 30 urdhëra bllokimi për llogarit bankare, por pas negociatave me drejtues të tatimeve apo krerë të komunave e bashkisë, këto urdhër pezulloshin për zbatim për disa herë. Ndërkohë nga letër-këmbimi që kompania ARMO ka mbajtur me institucionet në vend, e që janë sekuestruar nga prokuroria rezulton se administrator I ARMO-së pretendosnte se kompania nuk kishte mundësi paguese të këtyre dteyrimeve për shkak se shoqëria dilte me humbje.

Por, hetuesit dyshojnë se këto pretendime ishin mashtrime të administratorit Rezart Taçi, pasi janë konstatuar disa transferta me shuma të mëdha parash që janë dërguar nga llogarit bankare të kompanisë ARMO drejt shoqërisë tjetër të tij “Taçi Oil” në formë huaje, apo edhe në llogarit bankare tek të afërmit e tij. Gjithashtu, burimet thonë se janë konstatuar pranë bankave të nivelit të dytë tërheqje e shumave të mëdha parash në formë CASH nga llogarit bankare të ARMO-s nga vet Rezart Taçi dhe pjesëtar të ngusht të familjes.

Burimet thonë se prej muajsh Rezarta Taçi nuk ndodhet në Shqipëri dhe për këtë fakt, prokuroria i komunikuar akuzën dhe e ka njohur me provat avokatin e tij mbrojtës, cili ka firmosur edhe mbylljen e hetimeve dhe njohjen me vendimin e dërgimit në gjyqi.

Sipas dosjes voluminoze që pritet të përfundoj në gjyq, Rezart Taçi ka konsumuar element të veprës penale të “mospagimit të tatimeve dhe taksave”, vepër kjo, për të cilën nëse deklarohet fajtor rrezikon dënimin me gjobë deri në 3 vjet heqje lirie./parrotlla.net/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/taci-vodhi-6-milione-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala