“Ta pastrojmë Prishtinën” për 9 Maj

Autori:Zekirja Shabani

Iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën” në bashkëpunim me komunën e Prishtinës dhe organizatën “Green Art Center” do të festojnë Ditën e Evropës duke pastruar dhe gjelbëruar në Prishtinë.

Në kuadër të manifestimit të kësaj dite, organizohet një aksion për pastrimin e deponive ilegale të mbeturinave në “Rrugën B” në Prishtinë.

Këtij aksioni në vazhdën e mbështetjes së vazhdueshme për pastrimin e deponive ilegale në Komunën e Prishtinës do t’i bashkohet me makinerinë e saj edhe Ndërmarrja Ndërtimore “SH.P.K Rexha” nga Prishtina.

Përpos pastrimit të deponive në këtë lagje, Ndërmarrja Publike Komunale “Hortikultura” së bashku me vullnetarët nga organizatat pjesëmarrëse do të bëjë mbjelljen drunjve dekorativ dhe barit.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ta-pastrojme-prishtinen-per-9-maj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala