Sot “Ta Pastrojmë Kosovën”

Autori:Avdyl Pajaziti

Sot duke filluar nga ora 10:00, do të fillojë aksioni i pastrimit në tërë Kosovën.

Me këtë rast, në kuadër të iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën”, Komuna e Prishtinës dhe OJQ “Green Art Center Prishtina” (GAC), ka marrë përsipër koordinimin e aktiviteteve në kryeqytet dhe në liqenin e Badovcit.

Gjithashtu, këtyre aktiviteteve u janë bashkëngjitur qindra vullnetarë nga institucione, OJQ dhe kompani të ndryshme.

Aksioni “Ta Pastrojmë Kosovën”, në Komunën e Prishtinës do të fillojë në deponinë ilegale, e cila ndodhet në lagjen “Arbëria 3”, në ora 10:00.

Nisja e 200 nxënësve në mënyrë të organizuar për në lagjen Arbëria 3 do të bëhet në ora 9:30 me autobus nga Sheshi “Zahir Pajaziti”.

Në përkrahje të pastrimit për Kosovën fushata ka dalë edhe e para e vendit.

Presidentja Atifete Jahjaga në një postim në Facebook ka shkruar se të gjithë duhet të përkujdese për një Kosovë të pastër.

“Të përkujdesemi të gjithë së bashku për një Kosovë të pastër. Kujdesi për mjedisin është kujdesi për veten tonë, për një vend më të bukur e më të shëndetshëm”, ka thënë Jahjaga.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ta-pastrojme-kosoven-nis-sot/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala