“Ta Pastrojmë Kosovën” – aksione për Ditën e Mjedisit

Autori:Avdyl Pajaziti

Iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën” organizon aktivitetet e veta me rastin e 5 Qershorit, Ditës së Mjedisit, vazhdon sot meaksione pastrimi në disa lokacione në Prishtinë, Pejë dhe Istog.

Në Mitrovicë do të bëhet pastrimi i qytetit dhe ngjyrosja e drurëve dekorativë dhe në këtë aksion do të marrë pjesë edhe një grup prej 20 të rinjsh nga vende të ndryshme të botës, të cilët kanë shprehur vullnetin të bëhen pjesë e pastrimit të këtij qyteti.

Gjithashtu, do të zhvillohet edhe një aksion për pastrimin e bregut të liqenit të Vërmicës dhe prezantim i projektit për pastrimin nënujor të këtij liqeni.

Në Gjakovë do të bëhet inaugurimi i parkut, bashkë me kryetaren Mimoza Kusari – Lila dhe përgaqësues të MMPH-së.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ta-pastrojme-kosoven-aksione-per-diten-e-mjedisit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala