Sylejmani kandidat për kryetar të LDK-së në Viti

Autori:Zekirja Shabani

Për postin e kryetarit të LDK-së në Viti do të garojnë mes vete dy persona, Sokol Haliti dhe Mirsad Sylejmani. Kryetari aktual, Sokol Haliti do të sfidohet seriozisht nga Mirsad Sylejmani që ka shpallur sot kandidaturën e tij.

Sylejmani vlerësohet të jetë kandidat serioz për këtë garë, pasi, është ekspert i fushës së sigurisë dhe deri vonë pjesë e Policisë së Kosovës. Sylejmani ka thënë se do t’i futet procesit zgjedhor për të parin e LDK-së në Viti.

Dega e LDK-së në Viti, përmes një komunikate kishte njoftuar kohë më parë se kandidat i vetëm do të jetë kryetari aktual i komunës së Vitisë dhe degës së LDK-së, Sokol Haliti, mirëpo, ky fakt del të mos jetë i vërtetë, pasi, tashmë mësohet se Mirsad Sylejmani ka përkrahje të madhe nga shumica e nëndegëve të LDK-së në këtë komunë.

Sylejmani e ka konfirmuar shpalljen e kandidaturës dhe ka thënë se do të jetë pjesë e procesit zgjedhor që do të zhvillohet brenda pak ditësh.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sylejmani-kandidat-per-kryetar-te-ldk-se-ne-viti/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala