Syka: Në Gjykatën e Pejës s’ka lëndë të nivelit të lartë të korrupsionit

Autori:Gazeta Fjala

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Pejë, Elmaze Syka, ka thënë se në këtë gjykatë nuk ka lëndë të profilit të lartë të korrupsionit, të cilat janë duke u gjykuar nga gjykatësit e kësaj gjykate.

Sipas saj, kryesisht janë lëndë të profilit të ulët dhe eventualisht të mesëm të korrupsionit.

Madje disa prej lëndëve të cilat janë në shqyrtim gjyqësor i takojnë korrupsionit të imtë prej 5, 10 apo 20 eurove të ryshfetit. Ndiqeni intervistën e plotë me Kryetarin e Gjykatës Themelore në Pejë, Elmaze Syka, për emisionin “Betimi për Drejtësi”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/syka-ne-gjykaten-e-pejes-ska-lende-te-nivelit-te-larte-te-korrupsionit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala