Sveçla rrënon (Foto)

Autori:Zekirja Shabani

Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Prishtinës, në bashkepunim me Policine e Kosoves, në lagjen “Tophane” nisi aksionin për rrënimin e shtëpive të braktisura, me rrezik për shëndetin public. Të hënën u rrënua një shtëpi e braktisur dhe e mbushur me mbeturina, duke vazhduar edhe në Stadiumin e Qytetit, për të rrënuar një objekt të pashfrytezuar të WC-së publike.

Komuna e Prishtines bënë me dije se do të vazhdojë me identifikimin dhe rrënimin e shtëpive të braktisura dhe të objekteve të ndryshme, të cilat paraqesin rrezik për sigurinë publik.

“Është e papranueshme situata qe sot kemi në Prishtinë me shtëpi të braktisura dhe të djegura dhe të mbushura me mbeturina të ndryshme. Tash e tutje çdo shtëpi që identifikohet, që është e braktisur dhe paraqet rrezik për shëndetin publik është subjekt i Inspektoratit dhe do të bëhet rrënimi dhe pastrimi i atij territori “ tha drejtori i Inspekcionit Xhelal Sveçla.

Sipas tij, rastet më të rënda deri tani janë në lagjen “Tophane”, “Kodra e Trimave” dhe në lagjen “Kacallart”.

svecla svecla 2 svecla 3

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/svecla-rrenon/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala