Sveçla e fsheh biznesin e bashkëshortes

Autori:Avdyl Pajaziti

Përkujdeset për respektim të ligjit në kryeqytet. Por, drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Xhelal Sveçla, i është shmangur vetë ligjit. Ai ka “harruar” ta deklarojë një biznes të familjes në Agjencinë Kundër Korrupsionit, kur e ka paraqitur pasurinë e tij te Hasan Preteni.

Bashkëshortja e drejtorit, Merita Barani – Sveçla, është pronare e Ordinancës Specialistike Stomatologjike “Dhomi”, e cila gjenden në lagjen “Arbëria”. Te deklarimi i pasurisë, Sveçla nuk e ka paraqitur biznesin qe e ka në emër të bashkëshortes, pos që ka shënuar se bashkëshortja në Ordinancën “Dhomi” merr pagë dytësore.

Në AKK janë deklaruar dy lokale afariste, shtëpi dhe truall, të gjitha si pasuri të përbashkëta familjare të trashëguara nga prindi. Njeri lokal është 200 m2, e tjetri është 500 m2, vlera e të dyve është deklaruar të jetë 1 milion e 250 mijë euro. /Zeri

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/svecla-e-fsheh-biznesin-e-bashkeshortes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala