Suspendohet policja që barte speca me veturë zyrtare

Autori:Zekirja Shabani

Me vendim të Zëvendës Komandantit Rajonal të Policisë së rajonit të Gjilanit është suspenduar për 48 orë policea e cila kishte keqpërdorur veturën zyrtarë për të kryer disa blerje, më saktësisht speca, në Komunën e Vitisë.

Zëdhënësi i Policisë për Gjilan, Ismet Hashani, tha për Express se pas raportimit në mediat elektronike dhe në portalin tonë është shqiptuar masa e suspendimit për 48 orë zyrtarit policor për keqpërdorim.

“Pas raportimit për keqpërdorimin e veturës zyrtarë kanë filluar hetimet dhe është identifikuar zyrtarja e policisë e cila është nga Statcioni Policior i Kllokotit”, ka thënë Hashani për Express.

Me këtë rast, Policia e rajonit të Gjilanit ka suspenduar për 48 orë personin zyrtar dhe rasti është përcjellë në inspektoratin policor të Kosovës.

Ndryshe, dje është fotografuar një zyrtare e policisë derisa po fuste në veturën e policisë speca.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/suspendohet-policja-qe-barte-speca-me-veture-zyrtare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala