Suspendimi i deputetëve të opozitës “i kundërligjshëm”

Autori:Avdyl Pajaziti

Rreth gjashtë orë ka zgjatur seanca maratonike e Kuvendit të Kosovës pa opozitën, pasi që këta të fundit janë suspenduar nga Kryesia mbi bazën e supozimit se mund të përdorin gaz lotsjellës. Në seancë partitë politike në pushtet shqyrtuan dhe votuan vendimet për 35 pika të rendit të ditës.

Dren Doli nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike e ka konsideruar antikushtetues dhe të rrezikshëm për demokracinë në Kosovë vendimin e Kryesisë se Kuvendit që nga seanca të përjashtohet opozita, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Vendimi për përjashtim të opozitës është shenjë se Kosova po shkon drejt sistemit autoritar. Në Rregullore të Kuvendit parashihen rastet kur deputetët mund të përjashtohen, por të përjashtohet e gjithë opozita mbi bazën e një supozimi se ata mund të hedhën gaz është antikushtetuese dhe jashtë çdo rregulloreje”, ka thënë Doli.

Ai ka sqaruar se Kryesia e Kuvendit nuk ka të drejtë të vendosë që në bazë të një situate të paramenduar të marrin vendim për përjashtim.

Përjashtimin nga seanca e deputetëve e parasheh Rregullorja e Kuvendit të Kosovës. Në nenin 41 të kësaj Rregulloreje parashihet që deputeti ose ministri është i urdhëruar të zbatojë urdhrat e kryetarit të Kuvendit. Vetëm pasi t’i tërhiqet vërejtja parashihet largimi nga mbledhja e Kuvendit ose nga mbledhja e komisioneve të asaj dite

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/suspendimi-i-deputeteve-te-opozites-i-kunderligjshem/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala