Surroi i kundërpërgjigjet Daniel Serwer-it

Autori:Avdyl Pajaziti

Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi, njohës dhe i përfshirë thuaja në të gjitha proceset e udhëtimit të Kosovës deri në pavarësi, përmes një postimi në Facebook qartëson se nga Pakoja e Ahtisaarit nuk buron asnjë detyrim për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, siç po pohojnë arkitektët e kësaj shpikjeje.

Në postimin e tij ai shkruan:

Sa për sqarim, në cilësi të negociatorit kyç më 2005-2007: Kosova nuk ka asnjë dhe të vetmin obligim nga Pakoja e Ahtisaarit për të krijuar Bashkësi të komunave serbe.

Kosova i ka integruar të drejtat të komuniteteve jo-shumicë (të drejtave minoritare) në Kushtetutën e Republikës.

Në këtë Kushtetutë, njëjtë, nuk ekziston kurrfarë obligimi për të krijuar Bashkësi të komunave serbe.

Përkundrazi, çfarëdo Bashkësie e komunave serbe e prish strukturën bazë qeverisëse në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

(Përgjigje spekulimeve qeveritare apo pro-qeveritare se Kosova e ka për borxh krijimin e Bashkësisë së komunave serbe) – përfundon postimi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/surroi-i-kunderpergjigjet-daniel-serwer-it/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala