“Supermenja” e LDK-së me tri poste shtetërore

Autori:Gazeta Fjala

Vjollca Dibra ka hiq më pak se tri poste shtetërore që i mban. Ajo i takon Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe ka qenë kandidate për deputete në zgjedhjet e fundit nacionale, por që nuk ka arritur të bëhet pjesë e legjislativit, raporton Indeksonline.

Por as tash ajo s’ka mbetur hiq keq me pozita dhe të ardhura mujore.  Partia e saj është përkujdesur që ta sistematizoi Dibrën edhe atë në tri pozita.

Dibra është asambleiste e LDK-së në Komunën e Prishtinës, raporton Indeksonline  Po ashtu Dibra është edhe këshilltare për media në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe ligjëruese në Universitetin e Prizrenit.

Me një përllogaritje të thjesht Dibra mund të ketë deri në 2 mijë euro të ardhura mujore nga pagat që i merr nga buxheti i shtetit.

Ndërsa papunësia është në kulm, ku Banka Botërore harton çdo vit numrin e të papunëve në Kosovë që dalin afër 50 për qind./

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/supermenja-e-ldk-se-me-tri-poste-shteterore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala