Superkompania “Rad” po i “përpin” tenderët në veri

Autori:Avdyl Pajaziti

Kompania më me fat “Rad”, që udhëhiqet nga serbët, ka arritur që brenda një dite, më 12 tetor, të fitojë 4 tenderë nga Komuna e Zubin Potokut derisa vetëm brenda pak ditësh e ka nënshkruar një tjetër kontratë me këtë Komunë për kryerjen e ndryshme të punëve në infrastrukturë.

Deri më tani në këtë komunë asnjë kompani shqiptare nuk ka marrë tender për kontrata-punë. Por, kompania “Rad” nga Zveçani, që është pronë e Radule Steviçit, së bashku me konsorciumin “ABC” nga Podujeva dhe NN “Beni Construction” nga Vitia, në muajin tetor kanë lidhur katër kontrata me Komunën e Zveçanit, tri brenda një dite. Brenda pak ditësh kompania “Rad” do të jetë prezent në dhjetë vend-punishte të ndryshme. Agjencia Kundër Korrupsionit monitoron disa nga prokurimet publike.

Autoritete të këtij institucioni thonë se shikojnë edhe prokurimet e komunave me shumicë serbe. Hasan Preteni, drejtor i AKK-së, ka thënë se do ta trajtojnë rastin e Komunës së Zubin Potukut kur një kompani u shpall fituese katër herë për tenderë të ndryshëm.

“Rastin në fjalë do ta trajtojmë. Sa i përket opinioneve për komunat që udhëhiqen nga komuniteti serb, ju lutem shikoni uebfaqen e Agjencisë dhe aty do t’i gjeni së fundi dy opinione, më 30.09.2015, Graçanicë, dhe më 12 tetor, Leposaviq.

Në Graçanicë është vepruar sipas opinionit e për Leposaviq jemi në pritje”, ka thënë Preteni. /Zëri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/superkompania-rad-po-i-perpin-tenderet-ne-veri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala