Superdrejtori i Shpendit me 200 mijë euro në bankë

Autori:Zekirja Shabani

Në komunën e Prishtinës, që drejtohet nga Shpend Ahemi i VV’së, ka edhe drejtor super të pasur. Ardian Gashi, që është drejtor i Shërbimeve Publike për para të deponuar në bankë ua kalon të gjithëve. Madje, atij as afër me para nuk i vjen vet kryetari Ahmeti.

Gashi në formularin pasurisë ka treguar se ka fiks 200 mijë euro të ruajtur në bankat komerciale të Kosovës.

Ai në bankën “Pro Credit Bank” ka të deponuara 55,506.48 euro. Në bankën TEB 123,230.31 euro dhe “Raiffeisen Bank” 3,816.56 euro.

Mirëpo, Gashi përveç parave ka edhe pasuri të paluajtshme. Ai ka treguar se mbi vete ka një banesë 58.60 metra katror në vlerë prej 90,000.00, një truall 421.00 metra në vlerë prej 50,000.00 eurove.
Gashi mbi vete ka edhe një vetuar në vlere prej 6 mijë eurove të blerë në vitin 2007.

Ardian Gashi, përveç punës si drejtor është edhe pronar në i kompanisë “AGGA shpk” me 100 për qind të aksioneve dhe “ProInvest” me 5.18 të aksioneve./Gazeta Fjala /
Deklarimin e pasuris së  Gashit mund ta shihni këtu:

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/superdrejtori-i-shpendit-me-200-mije-euro-ne-banke/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala